Studimi zbulon rrezikun që fshihet tek fëmijët me Covid 19

Advertisment

Teksa shkollat ​​po rihapen në shumicën e vendeve, një studim i ri po tregon se si fëmijët e infektuar me koronavirus që nuk shfaqin simptoma, ende mund të përhapin infeksionin për javë të tëra.

Dy shkencëtarë me qendër në Uashington e bënë zbulimin duke analizuar fëmijët e Koresë së Jugut të cilët ishin shtruar në spital sepse ata rezultuan pozitivë për COVID-19 – edhe pse afërsisht katër nga 10 nuk kishin asnjë simptomë ose vetëm ato të lehta, njoftoi media gjermane DW.

Reklame

Roberta L. DeBiasi dhe Meghan Delaney analizuan rastet e 91 fëmijëve në 22 spitale në të gjithë Korenë e Jugut sepse mjekët atje – ndryshe nga SHBA – nuk i lëshojnë pacientët derisa të shërohen plotësisht.

Ekipi zbuloi se afërsisht një e pesta e fëmijëve nuk kishin kurrë simptoma; një e pesta tjetër në fillim nuk tregoi asnjë simptomë, pastaj u shfaqën të lehta; dhe tre të pestat kishin simptoma që nga fillimi.

Mjekët zbuluan se gjysma e fëmijëve me simptoma dhe një e pesta e fëmijëve pa simptoma ende përhapnin koronavirusin tre javë pasi ishin infektuar.

Puna e tyre, e botuar të Premten në faqen e JAMA Pediatrics, bazohet në një studim nga Boston që zbuloi se fëmijët mbartin shumë viruse, përfshirë koronavirusin.

Studiuesit e Bostonit, të cilët botuan gjetjet e tyre më 1 gusht në Journal of Pediatrics, morën mostra të hundës dhe fytit nga njerëzit nën moshën 21 vjeç. Ata zbuluan se fëmijët kishin nivele shumë më të larta të koronavirusit sesa të rriturit që ishin në njësitë e kujdesit intensiv me COVID-19 dhe shumë më pak receptorë ACE-2, që ekspertët mendojnë se janë mënyra e infeksionit për t’u futur në trup./ Opinion.al