Studiuesi rrëfen historinë: Si u mblodhën miliarderët e Europës në fshatin shqiptar

Studiuesi Auron Tare ka rrëfyer historinë sesi gruaja e pronarit të Mercedes Benz, u dashurua me pamjet e bukurinë që ofronte fshati i Qeparoit në jug të Shqipërisë, aqsa kërkoi ta blinte të gjithin për ta kthyer në një pikë kulturore për të gjithë të pasurit në Evropë.

Në emisionin Opinion, Auron Tare shpjegoi se vite më parë në këtë fshat, kishin ardhur një sërë biznesmenësh e personash të fuqishëm dhe kishin kaluar një ditë në Qeparo.

Reklame

Pjesë nga rrëfimi i Tares në emisionin “Opinion”:

Unë kam pas shkuar shumë atje. Ka qenë Kamila, gruaja e Princit Charles, u ulëm te klubi i fshatit, aty ishte gjysma e ekonomisë europiane, ishte Benz Mercedes. Ishte Mark Getty i naftës, ishte Jean Pigozzi, presidenti i Citroen, Saskia Von Sonburg, dhe Camilla Parker Bowles. Ai zotëria i fshatit ma dha të parit mua kafen se më njifte, dhe unë i thashë shërbeu miqve njëherë. Ata u kënaqën që nuk i njihte askush. E tregonin edhe në Londër si diçka shumë interesante.

Por do të thosha, sikur fati të kishte qenë për Qeparoin, në atë kohë gruaja e pronarit të Benz Mercedesit donte ta blente të gjithë fshatin u interesua për 8-9 muaj. Ta restauronte të gjithin, se ishte dhe kinemaja atje, për të sjellë filma apo aktorë, për ta bërë të gjithë fshatin koloni artistike.