Stuhi në Stamboll, breshëri e shiu ‘ndalin’ qytetin

Advertisment

Shira të rrëmbyeshëm të shoqëruar nga një breshër i stërmadh, u regjistruan në Stamboll, një metropol me një popullatë prej thuajse 16 milionë njerëzish, më 29 shtator, duke shkaktuar probleme për qytetarët dhe duke paralizuar trafikun.

Kushtet ekstreme të motit prekën shumë lagje të Stambollit, si edhe disa zona të qytetit në anën aziatike.

Reklame

Një vorbull uji, bashkë me shiun e rrëmbyeshëm, bënë që të përmbyteshin rrugë dhe tregje në qytet. Shërbimi meteorologjik turk, paralajmëroi banorët edhe për rrezikun e një tornadoje.

Parkojini makinat në vende të sigurta- paralajmëruan meteorologët duke iu drejtuar veçanërisht njerëzve që banojnë rreth ngushticës së Bosforit dhe pjesës aziatike të qytetit.