Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez duket se ka mësuar të ardhmen e tij.
TV3 shkruan se uruguiani mund të mbetet në klub, pasi trajneri Ronald Koeman e do që të qëndroj.
Tekniku holandez është bindur në paraqitjet e lojtarit në stërvitje. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta mbajnë futbollistin sërish në Camp Nou.
Suarez është miku i ngusht i Messit dhe largimi i tij nga Barcelona mund të sillte probleme edhe për argjentinasin.
Kapiteni Leo Messi tash më me shumë mundësi do të ketë sërish në skuadër personin e tij të besuar.
ATENCIÓN: según TV3, el Barcelona se plantea la continuidad de Luis Suárez en el club. Incluso, Ronald Koeman “vería con buenos ojos” contar con el delantero uruguayo. pic.twitter.com/3XLWmwjU7G
— SportsCenter (@SC_ESPN) September 10, 2020