Suedia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus ku pacienti nuk ka pasur kontakt me të infektuarit më herët dhe nuk ka udhëtuar në vendet e prekura me koronavirus.
Personi ka rezultuar pozitiv gjatë testimit të tij në kryeqytetin e Suedisë Stokholmin të dielen.
Pacienti i dytë, që nuk ka pasur kontakt me të parin gjithashtu është diagnostikuar gjatë vikendit.
Momentalisht janë konfirmuar 252 raste me koronavirus në Suedi, vend ky me 10 milion banorë./arbresh.info/