Suedia mbron qasjen e saj:Ashpërsimi i masave ndikon tek mendja e njerëzve

Advertisment

Udhëheqësi i Agjencisë suedeze për Shëndetin Publik, Johan Carlson ka mbrojtur qasjen e Suedisë ndaj pandemisë me koronavirus.

Në një konferencë për media, Carlson ka insistuar se shteti është duke e trajtuar virusin me seriozitet, duke përfshirë rekomandimet për distancim shoqëror dhe ndalim të grumbullimit të më shumë se 50 personave.

Reklame

Ai po ashtu ka ngritur shqetësime për ndikimin e ashpërsimit të masave të izolimit në shëndetin mendor dhe atë fizik, si dhe për shkallën e dhunës familjare.

Shkencëtari ka thënë, po ashtu, se strategjia e Suedisë është e menduar për një periudhë afatgjatë, ndoshta deri më 2022 nëse është nevoja.

Suedia nuk ka izolim zyrtar, dhe shkollat, restorantet dhe qendrat tregtare janë të hapura, qasje e cila e ka bërë këtë vend shënjestër për shumë kritika.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Suedia deri më tani ka regjistruar 13,216 të prekur dhe 1,400 viktima, si pasojë e koronavirusit të ri./Opinion.al