Suedia vatër e virusit, holandezët qe vizitojnë këtë vend duhet te vetizolohen për 14 ditë pas rikthimit

Advertisment

Që nga sot, Suedia është në listën e vendeve që konsideron si vatër e përhapjes së Covid-19.

Suedia ka pasur numër të shtuar të personave që janë infektuar me coronavirus dhe kjo ka qenë arsyeja se pse shteti holandez ka vendosur ta fut në listen e atyre vendeve, ku qytetarët duhet të izolohen për 14 ditë pas rikthimit nga shteti suedez.

Reklame

“Shkaku i situatës epidemiologjike në Suedi. Nëse akoma vendosni të udhëtoni atje, rekomandohet fuqimisht që të shkoni në izolim prej 14 ditësh menjëherë pas kthimit në Holandë”, thuhet në ueb-faqen e qeverisë së Holandës, transmeton Telegrafi.

Aktualisht, shkalla e infeksionit të koronavirusit është rritur në Suedi. Prandaj, vendi nga ngjyra e verdha është vendosur në listën e portokallit të vendeve”, tha qeveria e Holandës, duke theksuar se udhëtimi për në Suedi mund ta realizoni vetëm nëse është e nevojshme.

Gjithashtu edhe Kroacia, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen vende të rrezikshme për përhapjen e virusit.

Suedia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, ku deri më tani ka 78166 persona të infektuar dhe 5646 të vdekur.

Ndryshe, qeveria holandeze gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët e vetë se situata me çdo vend mund të ndryshojë papritur dhe se rekomandohet që pushimet ti kalojnë në vendin e tyre.