FËMIJËT AUTIK DHE SPORTI
Ifraim Luta – Trajner i KA “Shkëndijës’
Ish kampioni i Altetikës në Maqedoninë e Veriut Ifraim Luta tashmë trajner i KA ‘Shkëndija’ për Tetova1 shprehet se ka gati gjashtë vite që i ushtron fëmijët me pengesa intelektuale dhe në Shoqatën e tij ‘Active life’ e frekuentojnë gati 30 fëmijë nga Tetova dhe rrethina.
Sipas tij nuk është e vështirë të punohet me këta fëmijë por personat që dëshirojnë të punojnë u duhet trajnim dhe durim për të arritur rezultate për shkak se sporti u ndihmon shumë në zhvillim e tyre intelektual.
IFRAIM LUTA – TRAJNER
“Sporti j’u ndihmon shume, fillimisht ata një pjesë të madhe të energjisë e harxhojnë dhe pastaj janë më të qetë dhe u përmirsohen aftësitë fizike, më pas ndikon shumë në socializimin e tyre si dhe obezitetin.”
Suksesi më i madh sipas Lutës ishte në vitin 2019 ku në Abu Dhabi, Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut arriti këto fitore:
1.Ardian Shabani vendi i dytë në 50 metra
2.Sara Duraku vendi dytë ne 200 metra
3. Vildane Ameti vendi i pestë në 50 metra
4.Agron Hajredini vendi i katërt në 50 metra
Luta shton se i vetmi hendikep për mos realizimin e punës me këta fëmijë është ndikimi i barrierave ekonomike dhe infrastrukturore por përsëri ne si shoqëri kemi vetëdije të lartë për trajtimin e mirë të tyre./tetova1/