Sulejman Rexhepi e feston ditelindjen me muzike live me Naim Abazin?(VIDEO)

153

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi ditë më parë e ka festuar ditelindjen me muzike live me Naim Abazin.

Kjo bëhet e ditur nga një profil në Facebook “Xhamia E Isa Beut” e cila flitet se menaxhohet nga grupi që synon reforomimin e BFI-së ku është postuar edhe videoja.

Naim Abazi gjatë manifestimit thotë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

 

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit sipas profilit në Facebook “Xhamia E Isa Beut” , kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë-respektivisht Musa Xhaferi dhe Izet Mexhitit të cilëve Naim Abazi u dërgon përshëndetje speciale.