Sulejman Rexhepi: UÇK është simbol që s’guxon të baltoset

Advertisment

Shkruan: Ish reisi Sulejman Rexhepi

Gjatë ditës së sotme opinionin tonë e tronditi lajmi për bastisjen e zyrave të OVL UÇK në Prishtinë me ç’rast u arestua Kryetari i veteranëve te UÇK Hysni Gucati e më vonë edhe nënkryetari Nasim Haradinaj. Një akt i këtillë, kushdo që po e inicon dhe po e realizon, qartë është i drejtuar kundër vlerave të luftës çlirimtare të shqiptarëve dhe ndaj figurave më emblematike të kombit që nuk kursyen asgjë për të larguar okupuesin nga Kosova dhe për të hapur shtigjet për krijimin e një shteti demokratik.

Reklame

Duke pasur respekt të pakufishëm për UÇK dhe për veteranët e sajë dhe duke çmuar lartë personalitetet e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, jam i sigurtë se ata do e dëshmojnë pastërtinë e angazhimit të tyre në radhët e UÇK që është simbol krenarie për të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona etnike. Në këtë drejtim, konsideroj se aksioni i sotëm për arestimin e Hysniut dhe Nasimit ishte i panevojshëm dhe jodinjitoz sepse ata, sikurse edhe të gjithë luftëtarët e UÇK nuk kanë çfarë të fshehin dhe përherë kanë qenë të gatshëm të dalin përpara çdo gjyqi të ndershëm e korekt vendor e ndërkombëtar për të dëshmuar angazhimin e vetë në luftë.

Me këtë rast, e shprehi pakënaqësinë time dhe të të gjithë shqiptarëve nga fakti se përpara syve tanë po zhvillohet një proces i neveritshëm i zëvendësimit të fatit të viktimës dhe agresorit.