Sulejmani: Teatri i ri në Tetovë do të përfundojë në fund të 2023

Advertisment

Zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani, në një intervistë ekskluzive për Portalb.mk në lidhje me rrjedhën e punëve për ndërtimin e teatrit të ri në Tetovë tha se gjasat janë të mëdha që ky objekt të jetë gati në fund të vitit 2023. Ai nuk deshi të flasë për përgjegjësitë eventuale të personave që kanë zvarritur procesin deri tani.

“Me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend, por edhe në botë dhe efektet e saja në ekonomi nuk mundemi të japim afate të sakta kohore se kur mund të përfundojë ndërtimi, pasi dinamikën e ndërtimit e cakton qeveria sipas buxhetit që do e përcaktojë. Por, ashtu siç parashihet pritet që në fund të vitit 2023 të jetë gati” shtoi zëvendësministri Sulejmani./Portalb.mk.