Sulmi në dy xhamitë në Zelandën e Re, ja çka deklaroi Mogerini

148

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, në emër të BE-së, i dënoi sulmet ter.roriste dhe i dërgoi ngushëllime dhe i ofroi përkrahje popullit dhe autoriteteve të këtij vendi.

“BE-ja shpreh ngushëllim të thellë për familjet dhe miqtë e vik.timave të të dy sulmeve ter.roriste që ndodhën sot në Krajastçërç, Zelanda e Re.

Jemi tërësisht të bashkuar me qytetarët dhe autoritetet e Zelandës së Re në këtë kohë mjaft të vështirë dhe ne jemi të gatshëm që në çfarëdo lloj mënyre, të inkuadrohemi dhe ta përforcojmë bashkëpunimin tonë në luftën kundër ter.rorizmit”, tha Mogerini.

Ajo vlerësoi se sulmet ndaj kulteve fetare, janë në thelb sulme ndaj atyre që e vlerësojnë diversitetin dhe lirinë e fesë dhe të shprehjes.

 

“Të tilla vepra e përforcojnë vendosmërinë tonë që së bashku me të gjithë komunitetin ndërkombëtar t’i zgjidhim sfidat globale të ter.rorizmit, ekst.remizmit dhe të urrejtjes”, konkludoi Mogerini.