Sulmuesi i Zelandës së Re ka kërkuar në manifest vra.sjen e Merkelit, Erdoganit dhe Khanit

76

Sulmuesi djathtist që la të vr.arë së paku 49 persona në Zelandë të Re ishte i frymëzuar nga Anders Breivik dhe ka bërë thirrje në manifestin e tij për vr.asjen e kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe prefektit të Londrës, Sadiq Khan.

Australiani, Brenton Tarrant (28), e publikoi dokumentin e përpiluar në mënyrë të çrregullt në mëngjesin e të premtes, pak para se të hapte zj.arr mbi dy xhami të Christchurchit në Zelandë të Re.

Manifesti trishtues prej 73-faqesh përmban të dhëna të ndryshme rreth asaj se si i ka përzgjedhur ai xhamitë që do t’i sulmonte në Christchurch dhe qysh është frymëzuar nga vr.asësi masiv i Norvegjisë, Anders Behring Breivik, i cili më 2011 vr.au 77 persona.

Në këtë dokument, ai e përfshinë listën e “armiqve të rangut të lartë”, në mesin e të cilëve numëron Merkelin, Erdoganin dhe Khanin.

 

“Të vr.itet Angela Merkeli, të vr.itet Recep Tayyip Erdogani, të vr.itet Sadiq Khani”, ka shkruar ai në manifest, raporton “DailyMail”, transmeton “Koha Ditore”. Tarrant e përshkroi Merkelin si “nënën e të gjitha gjërave anti-të bardhëve dhe anti-gjermanëve në botë”, duke e akuzuar atë njëkohësisht për “spastrimin racist të Evropës nga evropianët”.

Duke e marrë në cak presidentin turk, Tarrant ka shkruar se ai “është prijësi i grupit më të madh islamik përbrenda Evropës” dhe ka shtuar se ai duhet të eliminohet “ashtu që të çrrënjoset armiku kryesor i Rusisë dhe të dobësohet NATO-ja”.

Lidhur me prefektin e Londrës, ai ka thënë se Khani është “pushtuesi pakistanez mysliman” sepse “dëshiron që ta zëvendësojë etnikisht popullin në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në këtë dokument, ai e përshkruan veten si “një burrë të rëndomtë të bardhë të lindur në Australi, nga një familje e shtresës punëtore, me të ardhura të pakta”.

“Jam një burrë i rëndomtë i bardhë, nga një familje e rëndomtë”, ka shkruar ai, duke shtuar se ka pasur “interesim të paktë për arsimimin” dhe se nuk i ka vijuar mësimet universitare “pasi që nuk kisha interesim në ato që i ofronin Universitetet”.

 

Më tutje, Tarrant ka shpjeguar se si fillimisht kishte planifikuar të sulmonte një xhami në Dunedin të Zelandës së Re por se më pas përzgjodhi xhamitë “Al Noor” dhe “Masjid”, meqë ato frekuentoheshin nga një numër më i madh njerëzish.

“Jam vendosur në Zelandë të Re për të qëndruar aty vetëm përkohësisht, por shumë shpejt kuptova se Zelanda e Re është një cak i pasur”, ka shkruar ai.