Super Ezgjan Alioski shkëlqen dhe asiston në fitoren e Al-Ahlit

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut shfaqet me një tjetër super paraqitje në elitën e futbollit në Arabinë Saudite, duke qenë bashkë me autorin e dy golave Al-Somah më meritorët për fitoren e Al Ahlit 2:1 në transfertën me Al Tai.

Alioski ishte i shkëlqyeshëm gjithë ndeshjen në krahun e majtë të mbrojtjes, derisa ndihmoi shumë në fazën ofenzive, madje ishte vendimtarë për epërsinë 1:0 kur pas një dalje përpara me super lëvizje hedh nga loja kundërshtarin, para se të asistojë drejt Omar Al-Somah për epërsi 1:0 në minutën e 7-të.

Vendasit barazuan me golin e Alvesit në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa në të dytën Al-Somah shënoi për 2:1 dhe fitore të dytë të Al Ahlit në kampionat ku nga pankina drejtohen nga shqiptari, Besnik Hasi. /SHENJA/