“TheFlightChannel”, kanal në YouTube, i cili rikrijon videot e rrëzimit të avionëve, ka njoftuar rikrijimin e fluturimit që vrau Kobi Bryantin.
Rezultatet e para të një hetimi për rrëzimin e helikopterit që vrau legjendën e NBA-së Kobe Bryant, nuk tregojnë që përplasja ishte si pasojë e mosfunksionimit të helikopterit, transmeton Periskopi.
Hetuesit nga Agjensia Kombëtare e Sigurisë së Trafikut, besojnë se kur u rrëzua helikopteri, motorët dhe rotori i helikopterit funksiononin, përcjell Perikopi.
Përveç basketbollistit të famshëm Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë u vranë në përplasje.
Për më shumë, ju sjellim një shembull nga kanali “FlightChannel” ku detajizohet mënyra se si rikrijohen aksidentet e fluturimit. /Periskopi.com/