Advertisment
Real Madridi ka triumfuar kundër Atletico Madridit, në superderbin e kryeqytetit spanjoll, i cili u zhvillua në kuadër të javës së 22-të të La Ligas.
“Los Blancos” arritën një fitore të vështirë, me rezultat minimal, 1-0, falë një goli të Karim Benzemas në minutën e 56-të.
Reklame
Shënimi i francezit ishte i thjeshtë, pasi krejt punën e kreu Mendy me një superasistim nga krahu i majtë
Pas kësaj fitoreje, Reali kryeson në ligë me 49 pikë, gjashtë më shumë se Barcelona, në vendin e dytë. /Periskopi.com/