Superliga vd iq pa lindur ende, Milani i jep god itjen përfundimtare

Advertisment
HTML Image as link

Milani sapo ka nxjerrë një komunikatë zyrtare për shtyp, ku shpjegon arsyet se pse projekti i Super League dështoi dhe pse kishte pranuar fillimisht të ishte pjesë e saj:

“Ne pranuam ftesën për të marrë pjesë në projektin Super League me qëllimin e mirëfilltë për të krijuar një konkurs më të mirë të mundshëm evropian për tifozët nga e gjithë bota, për të mbrojtur interesat e klubit dhe mbështetësve tanë.

Reklame

Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për të përparuar, dhe struktura e futbollit europian gjithashtu ka evoluar dhe ndryshuar me kalimin e viteve.

Por zërat dhe shqetësimet e tifozëve në të gjithë botën në lidhje me projektin kanë qenë të forta dhe të qarta, ndaj klubi ynë duhet të mbetet i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj mendimit të atyre që e duan këtë sport të mrekullueshëm…

 

Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për të përcaktuar një model të qëndrueshëm për botën e futbollit”.