Surprizë! Shitësja po sistemonte vezët, krejt papritur nga lëvozhga del një zog

Advertisment

Ato çka dukeshin si vezë të zakonshme për t’u shitur, fshihnin një mister të këndshëm: një zog!

Pronarja e një supermarketi në Tajlandë mbeti pa fjalë, kur një zog doli nga veza, teksa po sistemonte ambalazhet në raft. Khun Pukpik është pronare e një dyqani ushqimesh në Bangkok, Tajlandë, e cila filmoi ngjarjen e pazakontë.

Reklame

Teksa ishte duke rregulluar mallin në dyqanin e saj, gruaja filloi të dëgjonte zhurma dhe befas aty u shfaq një zog i vogël. Ajo e ndihmoi zogun ta thyente plotësisht vezën në mënyrë që të dilte dhe menjëherë e vendosi në një kuti të sigurt.