Sveçla për arrestimet e fundit: Fajdenë e haraçin do ta zhdukim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar pas arrestimeve të fundi të disa personave të dyshuar për fajde nga Policia e Kosovës, se fajdeja dhe haraçi do të zhduken dhe Kosova do të jetë vend i sigurt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka shkuar se në Kosovë nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale.“Për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde.

Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur. Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar Sveçla në Facebook.