Syrija Rashidi dhe Remzi Mehmedi do ti prijnë listës së ASH – AAA në Zonën 5

Advertisment

Syrija Rashidi dhe Remzi Mehmedi do ti prijnë listës së ASH-AAA në Zonën 5

Kanë filluar propozimet për kandidatë për deputetë të partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 Prill.

Reklame

Gjatë ditës së sotme u bënë të ditur bartësit e listave në te gjitha zonat zgjedhore nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa procesi i propozimeve po zhvillohet edhe tek partitë tjera.

Sa i përket koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, veçmë kanë filluar propozimet nëpër degë të të dy subjekteve. Ajo që dihej deri tani është se dy liderët e partive do të jenë bartës në zonën e gjashtë dhe të dytë zgjedhore. Sela do ta sfidojë Ahmetin në zonën e gjashtë, ndërsa Afrim Gashi do ti prijë listës në zonën e dytë, përcjell in7.

Siç ka arritur të mësojë in7, tashmë ka filluar të rrumbullakësohet edhe procedura me kandidaturat në zonën e pestë zgjedhore, ku për momentin janë propozuar deputeti aktual, Syrija Rashidi dhe Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi. Kjo dyshe garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2016, ndërsa siç kemi arritur të mësojmë deri tani, është më se e sigurtë përsëri garës tek kjo zonë do ti prijnë Rashidi dhe Mehmedi.

Aleanca për Shqiptarët ka caktuar Kuvendin e partisë për më 11 Mars në Gostivar, ku edhe zyrtarisht do të propozohen listat e plota të kandidatëve./in7.tv/