T mobile dhe policia deklarohen rreth skándalit me thirrjet telefonike

Advertisment

Skándali me thirrjet telefonike nga vendet e huaja po vazhdon. Telefonatat dyshohet të vijnë kryesisht nga vendet si Lituania dhe Estonia, ndërsa shumicën e rasteve mbartin prefiksin +370 (668), +370 (669), +48 780, +881.
Nga MPB thonë se janë të njoftuar me rastet dhe se së bashku me operatorët po punojnë për tejkalimin e problemit.

Ministria e Punëve të Brendshme Sektori për krim kompjuterik është i njoftuar me këtë dukuri dhe është realizuar kontakt me operatorët e shërbimeve me qëllim të informimit por edhe për parandalimin, për mbrojtjen e qytetarëve.

Reklame

Njëkohësisht njoftojmë se në pjesën e kualitetit të shërbimeve që i ofrojnë operatorët dhe për mbrojtjen e qytetarëve përgjegjës janë vetëm operatorët”thonë nga MPB.

 

Nga kompania T Mobile njoftojnë se dysh ohet për sùlm kibernetike ndërsa rekomandojnë që përdoruesit e shërbimeve të tyre të mos hapin telefonatat dhe të paraqesin numrat e dyshimtë, në mënyrë që numrat e tillë të bllokohen.