Ta mbrojmë veten nga Covid 19

Sibela Uzairi

Tema e përsëritur për Covid-19 ka shkaktuar tension tek shumë persona dhe familje në mbarë botën, por edhe tek ne. E rëndësishmja është thënë dhe do përsëritet që këtë situatë nuk e kalojmë asnjëri nga ne individualisht por është një gjendje globale dhe aq sa do të jetë kohëzgjatja e saj neve na ngelet që ti pershtatemi keti lloji regjimi jetësorë.
Çfarë është e rëndësishme që ne të dimë dhe të aplikojmë në jetën tonë gjatë kohës së krizës shëndetsore nga pandemia Covid 19.

Një dhe më e rëndësishmja- shëndeti jonë
T’i përkushtohemi vetes dhe shëndetit tonë me mënyrat siç na sugjerojnë ekspertët mjeksorë për higjienën tonë, larjen e shpeshtë të duarve, dezinfektim të shpeshtë dhe mirëmbajtjen e hapsirave ku jetojmë dhe veprojmë, mos të ekspozohemi në ambiente të hapura dhe në grupe njerëzish pa pasur nevojë dhe nëse e bejmë të njejtën mos të jetë pa maska dhe doreza të cilat do ti kemi vetem për një përdorim përndryshe shfrytezimi I të njejtave nuk na kryen pune.

Të kalojme tek gjendja të cilës ne duhet t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë, është gjendja e shëndetit tonë mendorë, psiqika jonë dhe mirëqenja e saj, sepse të gjithë i jetojmë këto ditë të pandemisë Covid-19 me shpresën se një ditë e gjithë kjo do të perfundojë dhe ne do të mund të jetojmë të lirë.

Transparenca e mediave
Jo të gjithë njerëzit jemi të gatshëm që njejtë ti artikulojmë informatat të cilat i pranojmë dhe ndikimi i të njejtave mund të jetë i ndryshëm tek ne. Komunikologët na sugjerojnë që të përzgjedhim mjetet tona për informim dhe atë të cilën e pranojmë si informatë, do të thotë burimet e saja të jenë të sakta sepse një informatë e tillë na mjafton, ndërsa lajmet të cilat janë të pa baza janë një tepricë e cila krijon panik, frikë, ankth, tension dhe stërngarkim të trurit dhe psiqikës – gjendja e të cilës është një lëmi që duhet të mbrohet nga ndikimet dhe streset e mëdha.

Transparenca nga ana e mediave është shumë e rëndësishme do të thotë të ketë një komunikim ndaj masës në mënyrë transparente, të saktë, dhe me vërtetësi dhe verifikim nga organet kompetente sa i përket informacioneve për pandeminë.
Përdorimi i rrjeteve sociale
Qëndroni në kontakt me të afërmit dhe shoqerinë tuaj gjatë kohës së karantinimit. Fatmirësisht teknologjia e kohës sonë na e lehtëson këtë mundësi të kontaktojmë edhe me video telefonata ose të qëndrojmë të lidhur me anë të rrjeteve sociale me të afërmit tanë, gjë e cila na jep kontaktin online dhe poashtu sigurohemi për gjendjen e gjithësecilit nga ne.

Të krijojmë rutinë në kushte shtëpie
Rutina e të gjithë neve ndryshoi së bashku me kohën e zhvillimit të pandemisë, të qëndruarit të mbyllur në shumë raste i ulë edhe të ardhurat materiale, është një krizë mbarëbotërore, por pasi krizat e këti lloji janë të njohura të ndikojnë edhe në shëndetin tonë mendorë – presioni psiqik nga shkaqet se askush nga ne nuk e ka këtë situatë nën kontrollë nuk duhet të lejojmë që të na bëjë të ndjehemi të pashpresë. Të mendojmë që edhe pa marrë parasysh rrezikut ka individë profesioni i të cilëve kërkon që ata edhe në këto kushte të jenë në shërbimin e vendit të punës së tyre dhe popullit.

Në kohën e të qëndruarit në shtëpi le ta shfrytëzojmë këtë periudhë që ti respektojmë rregullat e vendosura nga shteti dhe t’ju përkushtohemi familjeve tona, të afërmive me të cilët bashkëjetojmë ose të meremi me hobi si: gatimin e recetave tona të preferuara, të ushtrojme, të shikojmë filma, të lexojmë libra ose mundësia më e mirë t’i praktikojmë rritet tona fetare.

Me kete rast vlen të citohet Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II e cila u shpreh se “Së bashku po e trajtojmë këtë sëmundje, dhe dua t’ju siguroj se nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, atëherë do ta kapërcejmë atë, ” shtoi ajo. Ajo gjithashtu theksoi vlerën e vetë-disiplinës dhe vendosmërisë – dhe tha se shpreson që, “Në të ardhmen, të gjithë të jenë në gjendje të krenohen me mënyrën se si iu përgjigjën kësaj sfide”.

Pa panik dhe le të qëndrojmë në vendin tonë më të sigurt – në shtëpitë tona.