Tahiri: Jam keqpërdor nga AAK-ja, kam promovuar Ramushin më shumë se veten

49

Labinot Tahiri, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, nuk ka arritur që të sigurojë votat e nevojshme për një mandat të dytë në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë vitit 2017 kishte kandiduar nga partia e Behgjet Pacolli,AKR, ku kishte arritur t’i marrë rreth 17 mijë vota, pas aderimit në AAK këtë vit, në zgjedhjet e 6 tetorit doli humbës, duke mos arritur që të hyjë për një mandat të dytë në Kuvend.

Tahiri ka thënë që është keqpërdorur nga partia e Ramush Haradinajt, partinë në të cilën ai shkoi duke e përkrahur liderin e saj e promovuar atë në fushatë edhe më shumë se sa vetën.

“Unë nuk jam ndëshku po jam keqpërdor, nuk jam i pari në AAK që po ankohna , nuk kam arsye që s’jam deputet po jam keqpërdor si Labinot. Ju e dini jam mundu me mish e shpirt me qenë kryeminister Ramush Haradinaj që i kam besu atij njeriut, vazhdoj me besu që Haradinaj nuk i lejon këto gjërash, por mbetet mu pa në të ardhmen”, ka thënë Tahiri për InDoks.

Janë vetëm disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në këtë dokumentar të InDoks. Flasin nga drejtuesit kryesor të zgjedhjeve e deri tek njerëzit që e shohin vetën viktima të manipulimit të votës. Sillen para polikut edhe dokumente të pa para më herët. Është një dokumentar për luftën e pistë të kandidatëve për deputetë që për ironi ata vijnë në Kuvend për të bërë shtet ligjor, por del që një pjesë e tyre e marrin këtë pozitë përmes krimit/InsajderiIndoks