Takim Kasami – Zaev: Koalicioni në nivel qendror vazhdon , BESA shkon vet në zgjedhjet lokale

AdvertismentCustom Text

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur se është takuar me Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev. Siç bëhet e ditur, në takim është diskutuar për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti, përcjell NMK-Post.

Më poshtë e keni statusin e plotë

ReklameCustom Text

Në takimin me Kryeministrin Zoran Zaev rikonfirmuan edhe njëherë vazhdimin e koalicionit BESA – LSDM në nivel qendror, ndërkaq për shkak të specifikave të ndryshme Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale do të garoj e vetme në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare.

U dakorduam që bashkëpunimi ndërmjet partive të koalicionit të jetë në mënyrë reciproke duke respektuar mëvetësinë e çdo subjekti, ndërsa mbetemi të bindur se koalicionet i krijon sovrani me votën e tij!