Takim me Sektorin për statistika të FMN-së: Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë

Advertisment
HTML Image as link

Edhe përkundër sfidave me pandeminë, Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë, të cilat janë harmonizuar me standardet më të larta ndërkombëtare të cilat i përmbushin vetëm 26 vende në botë. Posaçërisht me rëndësi është publikimi i parë i statistikës së llogarive financiare në fund të vitit të kaluar. Me rëndësi është që Banka popullore i realizoi hulumtimet statistikore pa vonesë, me ruajtje të cilësisë.

Kjo, siç kumtuan nga Banka popullore, janë pjesë e konstatimeve nga takimi i një pjese të ekipit të Bankës popullore me ekipin e Sektorit për statistikë të FMN-së, në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës botërore.

Reklame

“Në takim u theksua se me rëndësi është që banka jonë qendrore numërohet mes bartësve të hulumtimeve statistikore të cilat jo vetëm që periudhën e deritanishme nga kriza nuk patën ndërprerje në hulumtime, por edhe bënë përmirësime metodologjike dhe vendosën të dhëna të reja dhe më të hollësishme. Siç u theksua, gatishmëria e tillë është me rëndësi, sepse çdo ditë rritet nevoja për më shumë të dhëna granulare edhe tek ta, në periudhën e mëtutjeshme, do të mund t’i sigurojnë vetëm bartësit e hulumtimeve statistikore të cilat janë të gatshëm t’i ndjekin standardet dhe praktikat e reja. Në atë kontekst, u bisedua edhe për sfidat e shqyrtuara të mëtutjeshme, sipas pikëpamjeve të deritanishme të FMN-së”, thuhet në Bankën popullore.

Në takimet në kuadër të Takimeve pranverore të cilat u mbajtën deri më tani u konkludua se bashkëpunimi mes Bankës popullore dhe FMN-së në nivel operativ të ekspertëve është i shkëlqyeshëm dhe u bisedua për sfera në të cilat më tutje mund të bashkëpunohet. Përndryshe, në periudhën e kaluar, Banka popullore ka marrë mbështetje teknike nga FMN-ja në gjashtë sfera.