Takim ne shoqatën e pensionistëve të Tetovës (FOTO)

Advertisment

Sot takuam përfaqësues nga shoqata e pensionistëve të Tetovës, për të dëgjuar nga afër sfidat me të cilat ballafaqohen pensionistët, dhe për të prezantuar zotimet para tyre zotimet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Plotësimi I listës së bardhë të barërave, rehabilitimi I pensionistëve në banjat e vëndit, mundësi për trajtim shëndetësor sa më cilësor, fizioterapeutë mobil, dhe një pike e vetme ku pensionistët do të mund ti kryejnë pagesat e ndryshme dhe obligimet tatimore ishin disa nga kërkesat e pensionistëve. Ne u zotuam se në të ardhmen do të punojmë në mënyrë aktive për ta, dhe prezantuam disa nga përcaktimet programore të ofërtës tonë politike si që janë: Rritje graduale të pensioneve. Duke marrë për bazë parametrat zhvillimore ekonomike dhe rritjen e bruto prodhimit vendor.

Reklame

Shtëpitë e pensionistëve. Krijimi dhe sigurimi i kushteve cilësore për jetesë më të mirë për gjithë përfituesit e pensionit. Ndërtimi i shtëpive të reja për pensionistët në: Dibër, Tetovë dhe Manastir.

Shërbimi i rekreacionit klimaterik në banjë. Këtë shërbim falas mund ta shfrytëzojnë personat , përfitues të pensionit të pleqërisë, invalidorë dhe familjarë të realizuar sipas regullativës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ditë të hapura me qytetarët ‘Ditë për Ju’. Me këtë aktivitet qytetarët do të informohen për të drejtat e tyre nga sigurimi pensional dhe invalidor, informim i drejtëpërdrejt për evidencën amë, me çka Institucioni do të jetë më afër qytetarit.

Marrëveshje për sigurim social mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Do të angazhohemi për konkludim të një marrëveshjeje me Kosovën me qëllim të realizimit të drejtës së pensionit.

E qasje në të dhënat e siguruesit për stazhin e realizuar. Q asja elektronike mundëson që çdo person i siguruar të ketë qasje në çdo kohë në të dhënat e tij duke mbrojtur kështu të drejtat që burojnë nga sigurimi pensional dhe invalidor.

KohaPërKryeministrineParëShqiptar Rretho9