Takimi i shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Vetëvendosje nuk ka shumë pritshmëri

Advertisment

Vetëvendosje nuk pret shumë nga takimi i shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

Albulena Balaj Halimaj thotë se kjo temë mund ta lëkundë koalicionin qeverisës.

Reklame

Me 2 shtator do jenë mysafirë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Dialogun që Hoti e Vuçiq do e zhvillojnë në SHBA, pritet që 5 ditë më vonë ta vazhdojnë në Bruksel.

Kjo pas ftesës që kryeministri i Kosovës e presidenti i Serbisë e morën nga nikoqiri i takimit, Miroslav Lajçak.

E sipas zëvendëskryeministres, Albulena Balaj Halimaj, qeveria duhet ta ketë prioritet dialogun, pasi që kjo temë mund ta lëkundë koalicionin qeverisës.

Por kjo qeveri nuk ka legjitimitet për të biseduar me Serbinë, sipas opozitarëve.

Haki Abazi nga LVV kritikon edhe vendimin e ekzekutivit për caktimin e koordinatorit për dialog, Skënder Hysenit.

Skeptik se nga këto takime mund të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete, janë edhe nga shoqëria civile.

Ndërkohë analisti politik, Krenar Shala, dialogun në dy binarë po e sheh si garë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Dialogu Kosovë – Serbi rifilloi në korrik të këtij viti në Bruksel mes Hotit e Vuçiq.

Ndërsa takimi i paraparë të ndodh në Uashington me 27 qershor u anulua pas publikimit të propozim aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Thaçit e Veselit.