Takimi kokë më kokë mes Kurtit dhe Mustafës

69
#

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot Isa Mustafën, pas rizgjedhjes së tij në krye të LDK-së. Kurti përmes një postimi ka folur lidhur me takimin që ka zhvilluar me Mustafën.

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.”, theksoi kreu i Vetëvendosjes. Mes këtyre dy partive së fundi po flitet për një koalicionim të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të zhvillohen në shtator. (INA)