Takimi në mes Kurtit dhe Veliajt nuk u zhvillua, arsyet ende nuk dihen

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po viziton sot Tiranën në pozitën e kryeministrit të Kosovës.
Kurti takoi kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, liderin e PDsë, Lulzim Basha.

Agjenda parashihte që të takonte edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili do t’ia jepte dhe çelësin e Tiranës kryeministrit të Kosovës, por takimi nuk ka ndodhur.
Arsyet nuk i di as kryetari Veliaj, i cili ka thënë se takimi është anuluar për arsye të panjohura.

Reklame

“Unë nuk e di pse ai nuk ka ardhur, sepse në bazë të agjendës ai në këtë kohë do të vinte tek unë, mirëpo ai e ka devijuar agjendën, kështu që unë nuk kohë ta pres sepse kam obligime tjera dhe jemi duke u angazhuar në agjendën tonë për shënimin e 100 vjetorit të Tiranës” tha Veliaj për Indeksonline.

Siç duket takimi Kurti-Veliaj nuk do të realizohet, pasi kreu i Bashkisë së Tiranës tha se më vonë ka përmbushjen e agjendës së tij të paraparë më herët.

Kurse burime nga delegacioni i qeverise së Kosovës, bënë me dije se për shkak të një takimi të Kurtit në Prishtinë me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio, takimi me kryebashkiakun është anuluar.