Takimi Pendarovski – Sela, ja çfarë biseduan?

50

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit sot në kabinetin e tij e priti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në komunikatën e kabinetit të presidentit theksohet se Sela ka uruar Pendarovskin për detyrën e re të filluar, ndërsa në takim janë trajtuar tema lidhur me zhvillimet politike dhe përmbushjen e qëllimeve strategjike gjatë periudhës së ardhshme.

Pendarovski kërkoi qasje të përgjegjshme të të gjitha faktorëve relevantë politik në drejtim të përmbushjes së agjendës reformatore, me qëllim të përparimit të integrimeve euroatlantike. (INA)