Takohen Merkel dhe Putin në Moskë (VIDEO)

Advertisment

Bisedimet kanë filluar në mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë këtë të shtune.

Udhëheqësit do të diskutojnë çështjet aktuale ndërkombëtare, situatën në Siri, Libi, Ukrainë, tensionet SHBA-Iran dhe për marrëdhëniet biletarale në mes dy vendeve të tyre, njofton Klan Kosova.

Reklame

“Unë mezi pres diskutimin dhe dëshiroj t’ju falënderoj që kemi një mundësi të tillë, sepse të flasim me njëri-tjetrin është gjithmonë më mirë sesa të flasim për njëri-tjetrin”, ka thënë Merkel.

Më pas atyre i janë bashkuar edhe ministrat e jashtëm të dy vendeve Sergey Lavrov dhe Heiko Maas.

Gjatë ditës Merkel rrëzimin e aeroplanit ukrainas e quajti “një gabim të madh”.