Talat Xhaferi u përshëndet me publikun, a do të jetë kryeparlamentar edhe pas 12 prillit? (VIDEO)

Advertisment

Talat Xhaferi u emërua kryetar i kuvendit më 27 prill të 2017-s në një atmosferë tensionuese e cila më pas rezultoi edhe me sulm ndaj shtëpisë ligjvënëse.

“Ju drejtohem qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Të nderuar qytetarë, edhe pse në këto rrethana, në këtë moment historik, po bëhet zgjedhja e kryetarit të parë shqiptar të Republikës së Maqedonisë. Të vetëdijshëm për përgjegjësinë historike betohemi se puna parësore do të jetë që t’i shërbej qytetarëve, që të mund të krijojmë institucione që do të mund të funksionojnë në bazë të ligjeve dhe kushtetutës”, deklaroi Xhaferi.

Reklame