Tani mund të transferohen para me WhatsApp, ja se si!

Advertisment

Nëse dëshironi t’u dërgoni para miqve ose të blini diçka në një dyqan, mund të paguani përmes WhatsApp në të ardhmen.

Përdoruesit e WhatsApp në Brazil tani mund t’i dërgojnë njëri-tjetrit para ose të paguajnë për produkte dhe shërbime direkt në platformë, transmeton Telegrafi.

Reklame

Pronarët e dyqaneve, nga ana tjetër, mund të përdorin WhatsApp si një alternativë për një dyqan online ose të bëjnë pagesa për llogari – por ato duhet të kenë një llogari biznesi në WhatsApp.

Sipas WhatsApp, si kartat e debitit ashtu edhe ato të kreditit mund të depozitohen.

Transaksioni është falas për përdoruesit privatë.

E njëjta po planifikohet edhe për Instagram

Përveç WhatsApp, Facebook dëshiron të integrojë funksionin e pagesave në Instagram në të ardhmen.

Deri më tani, Facebook Pay është i disponueshëm vetëm përmes rrjetit social në 40 vende.

Dhe Brazili është vendi i parë që e ka mbështetur këtë platformë të WhatsApp.

Sipas Facebook, edhe vendet e tjera pritet t’a mbështesin këtë.