Tanket çeke po shkojnë në Ukrainë

Televizioni çek ka shfaqur fotografi të pajisjeve ushtarake në trenat në një stacion në qytetin e Jihlava – ku thuhet se shkojnë në Ukrainë.

Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova tha të martën se Republika Çeke po dërgonte “pajisje thelbësore ushtarake” në Ukrainë.

Reklame

Duke folur ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s u mblodhën në Bruksel për bisedime mbi konfliktin, sekretari i përgjithshëm i aleancës së sigurisë, Jens Stoltenberg tha se ai nuk do të hynte në detaje se çfarë lloj armësh po i ofronin aleatët Ukrainës.

“Por mund të them se tërësia e asaj që po bëjnë aleatët është domethënëse dhe kjo përfshin gjithashtu disa sisteme më të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta”, tha ai.

Republika Çeke – e cila si pjesë e Çekosllovakisë ishte në Paktin e Varshavës dhe aleate me Bashkimin Sovjetik – u bashkua me NATO-n në vitin 1999.

Tanket thuhet se janë të prodhimit sovjetik ose rus./21Media