Taravari: Ahmeti ka probleme reale shëndetësore (video)

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherësh kandidat për kryetar i Gostivarit nga radhët e Aleancës dhe Alternativës përkrahur edhe nga VMRO,

Arben Taravari dje gjatë një konference për shtyp ka thënë se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka probleme shëndetësore dhe që së shpejti do të duhet të dal në pension.

“Mendoj se Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe unë i uroj që së shpejti të ketë pension të këndshëm, shpresoj për një muaj-dy muaj ai do të shkoj atje ku duhet,” ka deklaruar Taravari.

Taravari krahas funksioneve që ka në politikë është dhe mjek dhe të paktën siç ai deklaron, një herë në javë vesh mantelin e bardh, kurse deklarata që ai sot ka bërë duke dhënë prognozë mjekësore në një konferencë për shtyp të partisë së tij politike, nuk i shkon për nder.