Taravari: Do ta fitojmë BDl në

Advertisment

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ishte i ftuar në emisionin T7, të Gazetës Ekspres, ku ka folur rreth zhvillimeve politike. Taravari ka shprehur bindjen që subjekti i Aleancës për Shqiptarët, do të jetë mbi BDI-në, duke e fituar në zgjedhjet e ardhshme.

“Sasia e votave që pretendojmë të fitojmë, unë mendoj se do jemi mbi BDI-në, duke marrë parasysh se 12 Prilli është ditë e lirë në Evropë, shumica e mërgimtarëve do të jenë në pushim, dhe tani do të keni motiv për të bërë ndryshimin. Të motivuar edhe nga Kosova, mërgimtarët do të bëjnë çmos për të bërë ndryshimin. Asnjë parti politike publikisht nuk ka dalë në përkrahje të një partie në Kosovë, herën e parë Aleanca për Shqiptarët e përkrahi Vetëvendosjës, sepse së bashku ndaluam një regjim atje, që suportonte BDI-në”, theksoi Taravari.