Taravari: Jemi vetë disa ditë para fitores së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë

Advertisment

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në tubimin përmbyllës në Shkup tha se vizionet politike me Alternativën janë përputhur dhe këtë e ka vërtetuar që nga momente kur kanë filluar bisedimet për arritjen e koalicionit e deri tani gjatë kësaj fushate.

“Ndjejë obligim publikisht të them, faleminderit Afrim”, tha Taravari, duke vazhduar më pas edhe me një falënderim për kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën.

Reklame

“Sot për herë të parë dua të them faleminderit Ziadin që e zgjodhe paqen për këtë vend”, u shpreh Taravari. Ai tha se koalicioni është vetëm disa ditë para fitores së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë.