Taravari: Kam dëshmi se kush e inicoi bllokimin e llogarisë së Komunës në kohë pandemie

Advertisment

Përmbaruesi i ka bllokuar xhirollogarinë Komunës së Gostivarit pa paralajmërim, tha kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Unë kam informata të sakta, bile fotografi se kush e ka inicu këtë dhe si ka ardhur deri këtu bash në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të bllokohet xhirollogaria. Nuk dua tash ta politizoj e as të them diçka, por ata e dinë kush janë komplet organizatorët e kësaj”, deklaroi Taravari.