Taravari: Kërkoj që të nis menjëherë hetimi i këtij rasti kriminal

Arben Taravari

Një skandal i përmasave të tmerrshme ka tronditur shtetin tonë.

Disa qytetarë denoncojnë publikisht klinikën Zhan Mitrev që ka kryer eksperimente të paligjshme me pasojën vdekjen drejt disa pacientëve të cilët tashmë janë të vdekur!
Reagimi i klinikës ka qënë absolut cinik dhe arrogant!!!

Nuk ka ftuar Asnjë organ përkatës për investigim por kanë akuzuar se këto “llafe” po hapen për të errësuar suksesin e tyre!!!
Me pak fjalë duket se klinika thotë se edhe njerëzit kanë vdekur nga inati që kanë ndaj “famës” së klinikës Zhan Mitrev!!!
Kërkoj që të nis menjëherë hetimi i këtij rasti kriminal! Menjëherë!