Taravari: LSDM dhe BDI do ta bëjnë qeverinë, negociatat janë teatër

Advertisment

LSDM dhe BDI po bëjnë teatër para se ta arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, e cila do të ketë një shumicë me 62 deputetë bashkë me PDSH-në, ka thë sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

– Nuk besoj se LSDM përkrahje nga ndonjë deputet i VMRO-së ose i ndonjë partie tjetër, kështu që qeveria do të ketë shumicë jostabile.

Reklame

Ne nuk kemi çka kërkojmë në një qeveri të tillë, me B D I – në vetëm mund të komprometohemi. Jam shumë skeptik se me ata mund të bëhen reforma, është sikur me kriminelët të luftosh kundër kriminelëve – thotë Taravari në Alfa.

Ai shton se bashkëpunimi me Alternativën e Afrim Gashit është e fortë dhe paralajmëron e prej tani bisedojnë për zgjedhjet lokale.