Taravari: Me djallin mund të bëjmë koalicion por me BDl-në jo (VIDEO)

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të jenë pjesë e një shumice të re parlamentare, por pa BDI-në, duke shtuar se me djallin mund të bëjnë koalicion por me BDI-në jo.

“Ne nuk kemi negociata për shumicë të re, por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit të Qeverisë. Sipas meje aktualisht Qeveria nuk ka 61 vota sipas meje që nuk do të thotë se është ashtu, por ditët në vijim do ta shohim. Çdo gjë është e mundur nuk e përjashtojmë mundësinë edhe të jemi pjesë e një shumicë të re por pa BDI-në. Gjithmonë e them, me djallin mund të bëjmë koalicion me BDI-në jo”, deklaroi Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries