Taravari: Me koalicionin tre palësh fitojmë bindshëm te shqiptarët (VIDEO)

Advertisment

Aleanca për Shqiptarët po ofron një koalicion për Besën dhe Alternativën në mënyrë që të fitohet BDI, thotë Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Ai mohon që bërja e listave të një koalicioni të mundshëm me dy partitë e tjera shqiptare është vetëm në favor të Aleancës që ata të kenë vende fituese. Ai thotë se sipas anketave, nevojitet një koalicion tre palësh për të mposhtur përfundimisht BDI-në.

Reklame

“Numrat tregojnë se lartë-poshtë 7 deputetë fiton Aleanca, 3 ose 4 BESA dhe 3 ose 4 Alterativa, ose gjithsejt 14 ose 15 deputetë. Në parti kemi ekipë analitikë që ka bërë katër anketa, dy në dhjetor dhe dy në janar te të cilat janë anketuar rreth 1.500 shqiptarë në të gjitha katër anketat dhe dihet në detaje se cila parti në terren sa peshon”, tha Taravari në “Top Tema” në Tv Telma.