Taravari: Mundë të kemi shumicë të re qeverisëse

Taravari: Mundë të kemi shumicë të re qeverisëse

Arben Taravari, sekretar i Aleancës për Shqiptarët sonte në emisionin Click Plus, ka deklaruar që shumica parlamentare ka problem të ketë shumicë pasi nuk ka 61 deputetë:

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Kjo shumicë është e zbehtë, ne shohim se kjo shumicë nuk ka numra. Shumë herë janë anuluar mbledhjet dhe seancat për shkak të kuorumit. Ne kemi kontribuar në projekte të përbashkëta e të mira, kemi votuar ligjin për regjistrim, ne e bëmë shumicën për atë ligj. Gjithashtu kemi insistuar që të përpilohet ligji për vetëqeverisje lokale në mënyrë që do të ndihmonim më shumë komunat shqiptare, këtë ligj e ka refuzuar për bashkëpunim Bashkimi Demokratik për Integrim.