Taravari: Nëse nuk ka datë për bisedime, duhet të ketë zgjedhje

26

Kërkesa për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, kohën e fundit gjithnjë e me shumë mund të ndëgjohet nga partitë opozitare në Maqedoni.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka theksuar se nëse vendi nuk do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për në BE,

atëherë sipas tij është logjike që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Taravari deklaroi për portalin “Lider” se do të jetë një zhgënjim i madh mosmarrja e dates, megjithatë procesi për në NATO do të përmbyllet.