Taravari nuk parapëlqen që edhe për një mandat të udhëheq me Komunën e Gostivarit! (video)

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari nuk parapëlqen që edhe për një mandat të udhëheq me Komunën e Gostivarit.

Në emisionin Click Plus, ka deklaruar se një mandat në pushtet lokal të stërlodh, por sërish thotë se muajt mars dhe prill janë definitive për atë se a do të kandidohet nga partia ose jo.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ende nuk e di. Do të shohim se si do të zhvillohen rrethanat në mars dhe prill. Unë vazhdoj të them, se një mandat është i mjaftueshëm për një njeri në krye të Komunës. Por, do t’i shohim edhe anketat, brenda partiake.

Nuk e përjashtoj edhe mundësinë që të kandidoj. Por, personalisht kisha preferuar që katër vjet në pushtet lokal, jo të lodh, por të stërlodh”, tha Taravari.

Deklaratën mund ta ndiqni nga minuta 01:14:00.