Taravari: Përfundimisht s’ka koalicion trepalësh!

Advertisment

Koalicioni trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës përfundimisht nuk do të bëhet realitet konfirmon për TV21 Sekretari i Përgjithshëm i ASHsë Arben Taravari.

“Përfundimisht koalicioni trepalësh nuk mund të arrihet. Sot ose nesër do të takojmë të dyja palët, e më pas do të mblidhet Kryesia Qendrore e ASHsë për të vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor” tha Taravari për TV21.

Reklame

Taravari nuk pranoi të komentojë se cila nga dy partitë, Alternativa ose Besa, ka shanse më të mëdha për të koalicionuar me ASHnë.

Arsyeja pse ky koalicion nuk po arrihet është se Alternativa nuk pranon që pjesë e koalicionit tresh të jetë Lëvizja Besa, parti nga e cila Alternativa edhe ka dalë si fraksion politik.

Iniciatore e koalicionit trepalësh ka qenë ASH, por tani që kjo ide duket e pamundur, partisë së Selës i mbetet të zgjedhë se me cilën parti do të shkojë drejt zgjedhjeve të 12 prillit, raporton TV21.