Taravari pret në zyrë legjendën e aktrimit Osman Azemin, ja për çfarë diskutuan

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me legjendën e aktrimit, Osman Azemin.

Ka qenë vetë Taravari i cili përmes një fotoje të postuar në “Facebook” ka bërë me dije se Azemi ka ardhur në Gostivar për të mbështetur “Gostivar Junior Fest”.

Gjithashtu, një ndër temat për të cilat u diskutua gjatë këtij takimi ishte dhe ideja e Osmanit për Ditën e Kulturës mbarëshqiptare e cila verën e ardhshme të mbahet në Gostivar.

“Bisedë e këndshme me legjendën e aktrimit dhe kinematografisë shqiptare

Me kënaqesi prita në zyrën time aktorin e madh dhe mikun e Gostivarit Osman Azemi, i cili ka ardhur në qytetin tonë për të mbështetur “Gostivar Junior Fest”, një festival për fëmijë që mbahet tani e 4 vite me mbështetje të Komunës së Gostivarit.

Uroj që ky të behet një festival tradicional ku yjet tanë të vegjël shprehin talentin e tyre në këndim.

Gjithashtu biseduam për idenë e Osmanit që Ditët e kulturës mbarëshqiptare të mbahet në Gostivar dhe këtë e planifikojmë nga vera e ardhshme”, shkruan ai./news33.