Taravari: Qeveria e re është legale por jo legjitime, Alternativa shkeli parimin anti-BDl (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në intervistë për TV KOHA, mes tjerash ka fol edhe për Qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit dhe hyrjen e Alternativës në të.

“Qeveria e re LSDM, BDI, Alternative është legale, por legjitimiteti i mungon. Në LSDM ndodhi ndryshimi i liderit. Ato thirren në zgjedhjet e vitit 2020. E vërtet është se LSDM kishte 10 mijë vota më shumë se VMRO-DPMNE, por besueshmërinë, votën qytetari maqedonase ja dha Zoran Zaevit, jo Dimitar Kovaçevskit. Në anën tjetër në zgjedhjet lokale sasia e votave që mori LSDM-ja është 70-80 mijë vota më pak. E dyta BDI fitojë në zgjedhjet e vitit 2020 me një premtim ndaj qytetarit shqiptar se do ta sjell kryeministrin e parë shqiptar, dhe ai nuk është askund”, është shprehur Taravari.

Reklame

E treta, ka theksuar ai, Alternativa me të cilën ishim së bashku në zgjedhjet parlamentare dhe lokale ua kërkuam qytetarëve besimin që ta rrëzojmë BDI-në e cila është 20 vite në pushtet. “Bashkë me Alternativën fituam 12 deputet me këtë qëllim, dhe tash Alternativa futet në qeveri me katër deputet duke e shkel atë premtim”, ka theksuar Taravari. (PRESSonline.mk)