Taravari sërish i përgjigjet dhe i jep leksion Zaevit!

37

Arben Taravari/ Në Romën e Lashtë u përkufizua një fenomen i quajtur Panem et Circenses, që përkthehet Bukë dhe Cirk. Kjo ndodhte kur politikanët nuk i kishin punët mirë dhe hutonin popullin për t’i shmangur vëmendjen nga problemet e vërteta.

Një përqafim i supozuar i kryeministrit midis meje dhe z.Mickovski, apo anëtarëve të ekipit tim, u kthye në çështje shtetërore! Jam i sigurtë që makthet politike parazgjedhore humbasin arsyen e shëndoshë, pasi nuk dua të besoj që z.Zaev dëshiron t’i shmang problemet e vërteta duke më bërë mua dhe veten e tij “bukë dhe cirk”!

Për t’a mbyllur këtë anekdotë pa humor, e ftoj z.Zaev të merremi me hallet reale që ka populli dhe të jemi serioz! P.s- unë dhe çdo anëtar i ekipit tim do të ishim gati të përqafonim çdo individ të ndershëm e sidomos që sjellë zgjidhje për popullin, por jemi ende në pritje!