Taravari sërish refuzoi të jep këshillë gazetarit Saliu për ndërrimin e vajit të Fordit (video)

Advertisment

Gazetari Furkan Saliu sot ishte pacienti i fundit tek doktor Arben Taravari i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Gostivarit.

Vizita e gazetarit Saliu tek spitali klinik në Shkup ishte pas provokimit që i bëri Taravarit para tre ditësh duke shkruar në facebook: PërshëndetjeTaravari n’sa km duhet me n’drru vajin e Ford Focus c-max të vitit 2005?

Reklame

Përgjigja e Taravarit ishte : I nderuari Furkan, une kontrolloj pacienta të mërkurave, kurse për servis të Ford-ve këto e dijnë më mirë

Dhe sot e mërkurë, gazetari Saliu ishte për vizitë tek mjeku Taravari.

Gazetari Furkan Saliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se ka shkëmbyer bisedë me kreun e Komunës së Gostivarit, në lidhje me një video që po qarkullon nëpër rrjetet social, ku shihet Arben Taravari duke e ndihmuar një bashkëqytetar të ndezë makinën e tij.

“Doktor Arben Taravari sërish refuzoi të jep këshillë për ndërrimin e vajit, por i këshilloi simpatizantët e flaktë të partive që ta marrin me qetësi fushatën sepse dëmton sistemin nervor 😂”, ka shkruar gazetari Furkan Saliu në rrjetin social Facebook duke postuar edhe këtë video:

/tetova1/